Vrasja e kryekomunarit, vijojnë hetimet

26/10/2010 15:00

Policia ende nuk ka nje piste përfundimtare për shkaqet dhe autorët e mundshem të ekzekutimit të 40-vjecarit Remzi Veseli, kryetar i komunës së Tërthorës në Kukës.

Vrasja ndodhi mbremjen e se henes ndersa Veseli po kthehej ne banesen e tij. Ai eshte qelluar nga afer me tre plumba pistolete dhe dergimi me shpejtesi ne spitalin rajonal te Kukesit nuk i ka shpetuar jeten. Veseli ishte zgjedhje dy here rresht kryetar komune si perfaqesues i Partise Socialiste.

Grupi hetimor i policise se Kukesit eshte mbeshtetur edhe me eksperte te derguar nga Tirana, te cilet vazhduan ekspertizen ne vendngjarje edhe paraditen e se martes. Sipas informacioneve, jo zyrtare, te marra prane organeve te policise se Kukesit po hetohet momentalishte ne tre pista kryesore.

Pista e pare ndonje konflikt i mundshem me banoret e komunes qe viktima drejtonte procesin e shpronesimeve. Pista e dyte per hakmarrje politike dhe e treta nje konflkt personal qe viktima mund te kete pasur me ndonje person.

Sipas ketyre burimeve jane shoqeruar ne komisariatin e Kukesit per t’u marre ne pyetje dhjetra persona. Familjaret e viktimes mohojne si piste ndonje hasmeri apo konflikt personal. Ekzekutimi i i drejtuesit te komunes Terthore eshte bere ne menyre mafioze ne lagjen numer tre te qytetit te Kukesit.Vrasesit kane shfrytezuar naten si dhe kohen me reshje te dendura shiu si dhe vete faktin se ne kete lagje mungon ndricimi i rrugeve dhe trotuareve.

Autoret i jane afruar viktimes ne momentin kur ka zbritur nga automjeti i tij per te hapur porten. Vrasesit i jane afruar ne nje distancë te afert duke e qelluar me pistolete me tre plumba ne koke. Me pas mendohet se autoret jane larguar ne kembe duke dale jashte qytetit. Ata me pas i ka pritur nje automjet ne autostrade e cila ndodhet 300 metra nga vendi i krimit. Mendohet se vrasja eshte bere ne menyre te organizuar ku mund te kene marre pjese disa persona.

Top Channel