Berisha: Renditja e universiteteve, hap i rëndësishëm

27/10/2010 16:20

Brenda pak ditësh do të nisë projekti per rankimin e universiteteve publike dhe private në vend.

Kryeministri Sali Berisha ne prani te perfaqesuesve te universiteteve publike dhe private ka theksuar se renditja e universiteteve është një hap i rëndësishëm që do të pasohet edhe me formën e re të finacimit nga qeveria.

“Reforma që kemi nisur është e drejtë, një raport i ri mes arsimit të lartë dhe sektorit privat është i domosdoshëm”, tha Berisha.

Ministri i Arsimit ka theksuar se deri ne mesin e vitit te ardhshem do te perfundoje, ku projekt i financuar me 150 mije euro të financuara nga Banka Boterore.

Perfaqesuesit e firmes te perzgjedhur per rankimin e universiteteve kane sqaruar disa nga detajet e sistemit qe do te perdoren per performancen e universiteteve.

“Do te ndalemi ne kater fusha te rendesishme, ekonomik, shkencat politike, drejtesi dhe infermieri dhe per keto fusha do te caktojme nje sistem qe tregon performancen e universiteteve ne baze te disa treguesve si: sa te kenaqur jane studentet; baza materiale, dhe indikatore te tjere. Ky eshte vetem fillimi por do te jete nje proces qe do te vazhdoje edhe me pas dhe qe do te ndihmoje vecanerisht studentet ne zgjedhjen e nje universiteti”, thotë Frank Ziegele, ekspert i projektit.

Kryeministri ka kerkuar qe te perkthehen pjesa me e madhe e teksteve ne vend, duke marre si shembuj tekstet me te mira ne bote dhe ka kerkuar qe biznesi i ndertimit te behet pale per ndertimin e kampusit universitar.
 

Top Channel