Nderohet Baba Fejze Bulqiza

29/10/2010 20:35

Me motivacionin “veprimtar i shquar i rezistencës antiosmane dhe një ndër pionerët e lëvizjes kombëtare me kontribute në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe”, presidenti Bamir Topi dekoroi me urdhërin nderi i kombit pas vdekjes, Baba Fejze Bulqizën.

Në ceremoninë e dekorimit ndodheshin intelektualë, deputetë e autoritete të pushtetit vendor si dhe klerikë të kryegjyshatës botërore të bektashinjve.

“Baba Fejze, sikurse e tha i nderuar Baba Dede Reshat Bardhi, nuk i takon vetëm kësaj treve. Ai, me figurën e tij, e projektoi atë figurë tek e gjithë Shqipëria, unë do të thoja tek i gjithë kombi. Kjo është arsyeja që motivimi im ishte, tashmë i realizuar, që Baba Fejze Bulqiza të nderohet me titullin e lartë ‘Nderi i Komit’ duke u futur kështu në listën e njerëzve më të nderuar të këtij kombi me histori të madhe dhe me një perspektivë shumë të qartë”, është shprehur Topi.

Baba Fejze Bulqiza e zhvilloi aktivitetin e tij në një periudhë të trazuar të historisë shqiptare në fillimet e shekullit të 19-të, menjëherë pasi u kthye në studimet e larta jashtë vendit ku përpos ushtrimit të fesë dha kontribut edhe për mësimdhënien në gërmat latine.

Top Channel