Maqedonia duket është duke hequr dorë nga procesi i anëtarësimit në NATO për shkak të kontestit të emrit me Greqinë.

Shkupi nuk do të marrë ftesë as në samitin e nëntorit në Lisbonë. Që pas vitit 2008 kur Greqia bllokoi me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Shkupi ka shkurtuar me rreth 80 përqind fondet buxhetore të destinuara për projektet në sferën e integrimit në NATO.

Drejtuesit e lëvizjes qytetare “Zgjohu” akuzojnë kryeministrin Gruevski për neglizhencë dhe mungesë të seriozitetit për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Kjo lëvizje fton të gjithë qytetarët në protestë më 28 nëntor për të demonstruar vullnetin e shqiptarëve në mbështetje të integrimit të Maqedonisë.

Top Channel