Gjermani, krater misterioz në rrugë

02/11/2010 14:20

Një krater i thellë 30 metra është hapur në mënyrë të mistershme gjatë natës në një rrugë në Schmalkalden, 120 kilometra larg Frankfurtit.

Policia evakuoi menjëherë banorët e 23 pallateve, ndërkohë që krateri misterioz nuk ka shkaktuar asnjë viktimë.

Vetëm një makinë ra në thellësi dhe një tjetër ishte gati të përfundonte aty.

Një banor telefonoi policinë pasi dëgjoi zhurmën e llahtarshme. Ende nuk dihet se cfarë e ka shkaktuar kraterin.

Top Channel