Pas rrëzimit të qeverisë kosovare, kryeministri në detyrë Hashim Thaci deklaroi për mediat se votimi i sotëm në parlament paraqet një zhvillim të ri.

“Vullneti i deputetëve ishte kushtetues dhe unë besoj se sfida që na del përpara do të kalohet me sukses”, tha Thaci.

Sipas tij, votimi i sotëm do të sjellë zhvillim të ri për Kosovën dhe se vendimi i parlamentit do të respektohet.

Pro mocionit të mosbesimit votuan edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët sqaruan se morën këtë vendim jo kundër qeverisë, por per tejkalimin e krizës institucionale në vend.

Top Channel