Kriza ekonomike në Greqi ka gjunjëzuar edhe një tjeter gazetë historike të vendit.

Borxhet e medha kane detyruar dje botuesin e së perdishmes ‘Apogjevmatini’, Kostas Sarandopoulos, te terheqe kerkesen e dorezuar në gjykatë për përfshirjen në nenin 99 të Kodit të falimentimit, përmes të cilit i jepet kohe per te zgjidhur keto borxhe.

Ne pasditen e se martes ai u ka deklaruar stafit drejtues,gazetareve dhe te punesuarve, qe kishin disa dite ne greve, se gazeta mbyllet perfundimisht dhe se nuk do te marrin asnje demshperblim.

Eshte gazeta e dyte historike greke qe mbyllet brenda nje viti per arsye ekonomike. Apogjevmatini ishte nje gazete konservatore e perditshme, qe mbeshteste prej periudhes se postdiktatures ne vitin 1974 , partine Demokracia e Re dhe botohej ne te gjithe Greqine. 

 Numri I pare I saj ka dale ne 20 tetor te vitit 1952,ndersa ka arritur tirazhin me te madh ne vitin 1974.

Ne dekaden e fundit gazeta eshte bere e njohur edhe ne Shqiperi per arsye te artikujve te saj investigative, lidhur me poliagjentin grek, njeriun me 1000 fytyra ,te implikuar edhe ne firmat piramidale shqiptare, Apostolos Vavilis.

Top Channel