Berisha: Buxheti mbështet rritjen ekonomike

03/11/2010 11:30

Kryeministri Sali Berisha flet në mbledhjen e qeverisë për buxhetin e vitit 2011, që sipas shefit të qeverisë është projekti që do të ruaje stabilitetin makro-ekonomik.

Berisha e vlerësoi projektin si realist dhe që mbështet fuqishëm rritjen ekonomike. Rrugët, theksoi kryeministri, do të jenë përparësia kryesore, duke u përqendruar kryesisht të tuneli Tiranë-Elbasan, rruga e Arbrit dhe rrugët e tjera kombëtare.

Kryeministri theksoi se buxheti i vitit 2011 mbështet fuqishëm rritjen e rrogave të administratës dhe pensioneve në qytet dhe në fshat.

Po ashtu Berisha theksoi se buxheti krijon hapësirë për reformat në arsim dhe shëndetësi, si dhe fonde per zhvillimet teknologjike.

Top Channel