Universiteti i Prishtinës nderoi kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me titullin “Doctor Honoris Cause”, si shenjë mirënjohje për angazhimin e tij rreth Kosovës.

Sipas Telegraf, në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, diplomatë dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Kryeministri i Turqisë, i cili është kryeministri i parë turk që vizitoi Kosovën, tha se është i nderuar me këtë mirënjohje, ndërsa shtoi se këtë e kupton si një detyrë për të vazhduar mbështetjen për shtetin e Kosovës në të gjitha fushat.

Top Channel