Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaci ka ftuar sot vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe ata vendas, që të monitorojnë procesin zgjedhor të 12 dhjetorit.

“Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar dhe me partitë politike në Kosovë, në mënyrë që vendi të mbajë zgjedhje sa më të mira”, ka deklaruar Thaci.

Duke theksuar se synimi i tij është promovimi i imazhit të mirë të Kosovës përsa i përket zhvillimit të zgjedhjeve, Thaci ka nënvizuar se qeveria e tij do t’i ofrojë të gjitha mbështetjet KQZ-së.

Në përfundim të fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, e para që pas prishjes së koalicionit, Thaci u ka bërë thirrje subjekteve politike që të angazhohen për një proces zgjedhor normal e demokratik.

Top Channel