Dalai Lama: Mbështetje Nobelit për Paqen, Liu

06/11/2010 11:45

Dalai Lama ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Liu Xiaobo, dezidenti kinez të cilit i është dhënë Çmimi Nobel për Paqen 2010.

“Në iniciativat e tij, Liu nuk synon të përmbysë qeverinë, por të sjellë më transparencë dhe më shumë përgjegjësi”, ka shpjeguar lideri shpirtëror tibetian, fituesi i Nobelit për Paqen në 1989.

Deklaratat e tij janë bërë në Japoni ku ka shkuar pas një seri takimesh, mes të cilave edhe Samiti Botëror i Nobelëve për Paqen, në program në Hiroshima nga 12 në 14 nëntor.

Top Channel