Të plagosurit: Shoferi i pakujdesshëm

09/11/2010 15:10

Të plagosurit që ndodhen në spitalin e Fierit kanë treguar castet e fundit para aksidentit tragjik.

Ata thone se edhe me herët drejtuesi grek i autobusit ishte treguar i pakujdesshem. Miti Goga qe po udhetonte ne Greqi dhe tani po kurohet per plaget e renda qe ka marre, tregon se shoferi kishte patur probleme edhe para aksidentit.

Hena Prifti nga Berati po udhetonte drejt Greqise ku ndodhen femijet e saj. Ajo tregon per debatet qe ka bere me drejtuesin e mjetit.

“E pashë që shoferi fliste shumë me një pasagjere dhe i kërkova që të shihte rrugën. Gjatë gjithë kohës ai ka pirë cigare dhe ishte tepër i pakujdesshëm disa herë gjatë rrugës. I kërkuam bashkë me pasagjerë të tjerë që të tregonte kujdes deri në përfundimin e kthesave të Patosit, por ai vazhdoi të bisedonte me pasagjeren dhe të konsumonte duhan”, tha Prifti.

Te plagosurit ne spital tregojne se edhe me heret gjate rruges drejtuesi mjetit kishte bere disa manovrime te pakujdesshme.

Top Channel