Statusi, përgjigje negative për Shqipërinë

09/11/2010 17:50

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Shtefan Fyle prezantoi opinionin për statusin kandidat për disa vende të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.

Fyle njoftoi se KE-ja miratoi ndër të tjera opinionet për Shqipërine dhe Malin e Zi.

Në një konferencë për media, komisioneri Fyle deklaroi se: për Shqipërinë është arritur në përfundimin që negociatat do të hapen sapo vendi të arrijë një nivel të kritereve të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet në institucione, qe kerkojne garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor.

“I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me reformat e mëtejshme”, tha Fyle. Komisionieri deklaroi se kësaj herë opinioni ishte më specifik dhe kërkoi që politikanët shqiptarë, të të gjithë kaheve, te tregojne përgjegjësi të njëjtë. “Politikanët shqiptarë duhet të zgjidhin krizën, nëse arrijne te dalin nga kriza dhe të përmbushin kriteret, mund të presin një rekomandim pozitiv nga komisioni”, tha Fyle.

Komisioneri foli edhe për Kosovën, duke vlerësuar procesin e decentralizimit atje, bashkëpunimin e EULEX, ndërsa theksoi se sfida të mëdha politike mbeten për t’u kaluar prej autoriteteve.

Top Channel