Forlan i ofrohet Real Madridit

10/11/2010 09:05

Diego Forlan është emri që mund të lakohet më shumë në merkaton e janarit.

Sipas sportives spanjolle Marca, uruguajani është në shitje dhe i është ofruar Real Madridit.

Cmimi i vendosur nga Atletico Madrid për sulmuesin është sa gjysma e vlerës së tij, 18 milionë euro… dhe mbi të gjitha ky çmim është i negociueshëm.

Quique Sanchez Flores, trajneri i Atletico Madrid, nuk do ishte pengesë në shitjen e Forlan. Kjo për faktin se marrëdhënia mes trajnerit dhe sulmuesit nuk është nga më të mirat.

Edhe ekipe të tjera si Juventus dhe Tottenham janë të interesuara për blerjen e Forlan në janar.

Top Channel