Ukë Rugova, djali i ish-presidentit kosovar Ibrahim Rugova, përfundimisht vendos për fatin e tij në politikë.

Ai pritet të aderojë përfundimisht në Aleancën për Ardhmërine e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Përvec Ukë Rugovës, pjesë e kësaj partie, do të jetë komplet lista e porsa regjistruar e Rugoves.

Lajmin e konfirmoi për Top Channel në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së AAK-së. Ky i fundit tha se paraprakisht janë zhvilluar disa takime, por dy më vendimtare janë takimi i mbrëmshëm dhe ai i mëngjesit të  sotëm. Më shumë detaje rreth kësaj cështjeje pritet të mësohen pasditen e sotme në një konferencë për media të Ukë Rugovës.

Aderimi i listës dr Ibrahim Rugova në AAK, bëhet një ditë pasi kryetari i LDK-së Isa Mustafa deklaroi se Uke Rugova e ka vendin në listën zgjedhore të LDK-së për deputetë. Por është pikërisht kjo cështje ndaj së cilës ka reaguar familja Rugova.

Në një njoftim për shtyp thuhet se familja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtoret e tjere edhe pse kanë shprehur gatishmërinë e plotë që së bashku ta kthejnë LDK-në si parti të parë në zgjedhjet e ardhshme, kjo gjë vazhdimisht po refuzohet nga Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-së. “Oferta që i është bërë Ukë Rugovës nga Isa Mustafa dhe kryesia e re e LDK-se, që ai të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së si ‘obligim moral’ që kanë ndaj tij, është ofenduese dhe poshtëruese për vetë Ukën, familjen e Presidentit Rugova”, thuhet në njoftimin e derguar nga familja Rugova.

Top Channel