Harta e Europes pa viza

10/11/2010 15:50

Shqiptarët tashmë mund të lëvizin lirshëm në 28 shtete të Europes që deri më u duhej të kishin vizë hyrje.

25 prej tyre jane anëtare të Bashkimit Europian, të cilave u shtohen edhe tre vendet jo anëtare, por që janë pjesë e zones Shengen si Islande, Norvegji dhe Zvicer. Te gjithë ata që kanë një pasaportë biometrike mund te udhetojne pa vize ne Spanje, Hollande, Itali, France, Gjermani, Greqi, Portugali, Suedi, Malte, Letoni, Qipro, Sllovaki, Lituani, Estoni, Finlande, Luksemburg, Slloveni, Maqedoni, Austri, Bullgari, Çeki, Danimarke, Hungari, Poloni dhe Rumani.

Semafori i kuq ekziston vetem per hyrje ne Irlande dhe Mbreterine e Bashkuar, te cilat edhe pse jane pjese e BE-se, nuk jane pjese e zones Shengen, cka do te thote se, radhe ne ambasade do te mbahet vetem kur te duhet nje hyrje ne Angli. Me rregullat e reja pas liberalizimit te vizave, periudha maksimale do te jete tre muaj nga data e hyrjes brenda një periudhe 180 ditore.

Shqiptaret do te harrojne me se fundi rradhet e gjata ne dy nga ambasadat kryesore ne Shqiperi, Itali dhe Greqi ku radhet e gjate dhe me dite te tera kane shoqeruar ne periudhen kohore prej 20 vjetesh.
 

Top Channel