Një bombë dore shpërtheu mbrëmë në oborrin e shtëpisë së biznesmenit shqiptar Enver Maliqi, në lagjen “Zhelezara” në Shkup.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materialeve si thyerje e xhamave dhe dëmtime të tjera.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Brendshme, bomba shpërtheu rreth orës 19:15, kur në shtëpi ndodheshin familjarët e biznesmenit Enver Maliqi.

Maliqi është pronari i kompanisë “Gemak Trade” me seli në Shkup, e cila merret me tregti, sidomos me shpërndarjen e pijeve të njohura alkoolike. Ministria e Brendshme bëri të ditur se po heton për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel