Drejtuesja e OJQ-së “Lëvizja evropiane e serbëve”, Rada Trajkovic ka deklaruar se Beogradi zyrtar është treguar elastik lidhur me pjesëmarrjen ose jo të serbëve në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës.

“Qendrimi i qeverisë se nuk ka kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit është elastik dhe nuk shkakton konfuzion në radhët e popullsisë serbe”, ka pohuar Trajkovic.

Sipas saj, Beogradi nuk u ka dhënë mbështetje të hapur serbëve që të dalin në zgjedhje, por nuk u ka sugjeruar as të kundërtën.

“Askush nuk e kritikon vendimin që serbët të bëjnë një gjë të tillë dhe nuk ka pasur asnjë fushatë për bojkot”, është shprehur Trajkovic.

Trajkovic ka nisur të hartojë një listë me tetë subjekte politike serbe që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë.

Top Channel