Festohet Kurban Bajrami

16/11/2010 12:00

Besimtaret myslimanë, në Shqipëri festojnë ditën e Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë të mbledhur në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” nën drejtimin e udhehëqesve fetare të Komunitetit Mysliman në Tiranë kanë kryer që në mëngjes herët ritin e rëndësishëm fetar të faljes së namazit.

Dita e Kurban Bajramit personifikon sakrificen e profetit Ibrahim, besimin ndaj Zotit dhe dashurine per njeriun dhe sipas tradites islame, pas faljes rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me pas me dreken tradicionale dhe vizitat tek te afermit, miqte dhe shoket. Ne kete dite besimtaret myslimane kane si obligim qe kurbanin e prere ne shtepine tyre ta ndajne ne tre pjese, per vete, vizitoret dhe per ata me te varferit. Nje fondacion bamires ka grumbulluar qingja per t’ua shperndare jetimeve dhe familjeve te varfra ne kete dite feste.

Festa e Kurban Bajramit eshte simbol i sakrifices, besimit ndaj zotit dhe dashurise per njeri tjetrin eshte obligim fetar per cdo besimtar qe tia shtrije doren e ndihmes te gjithe atyre qe kane nevoje.

Top Channel