Mcllwham: Jetike institucionet demokratike

22/11/2010 18:25

Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë një mesazh të qartë Tiranës zyrtare, se ngërcet politike nuk duhet të mbajnë peng institucionet demokratike.

Ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham ka deklaruar se duhet të jenë këto institucione që të kontrollojnë aktivitetet e politikës dhe jo e kundërta.

“Institucionet demokratike janë jetike. Shteti nuk varet nga tekat e partive. Janë institucionet ato që duhet të ushtrojnë kontroll tek politika”, ka pohuar Mcllwham.

Ajo ka nënvizuar se zgjidhja e situatës politike është e domosdoshme, duke vlerësuar si “premtuese” ofertën e opozitës.

“Reformat nuk mund të arrihen pa dialog. Oferta e PS për zgjidhjen e krizës duket premtuese”, është shprehur Mcllwham.

Më tej diplomatja britanike ka shprehur edhe mbështetjen e vendit të saj ndaj integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane.

Top Channel