Sekuestrohet droga nga Amerika Latine

22/11/2010 18:50

Autoritetet policore shqiptare kanë sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike të tipit kokainë, e cila ishte dërguar me postë nga Amerika Latine.

Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët e Krimeve të Rënda, sipas të cilëve sasia e kokainës, 1 kilogram, ishte dërguar nga Panamaja e fshehur në një pjesë motori.

Sipas burimeve, pas sinjalizimeve nga agjencitë ndërkombëtare të anti-drogës, hetuesit shqiptarë ndërhynë duke sekuestruar kokainën dhe duke arrestuar tre persona, që po e prisnin atë.

Sipas burimeve, droga dyshohet se kishte si destinacion tregun shqiptar, por nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të saj në vendet perëndimore.

Vetëm pak ditë më parë, autoritetet shqiptare sekuestruan në portin e Durrësit një sasi prej 9 kilogramësh kokainë që vinte nga Amerika e Jugut.

Top Channel