Një tjetër komunitet fetar në Shqipëri

22/11/2010 20:15

Qeveria ka firmosur marrëveshjen me Vllazërinë Ungjillore Shqiptare, duke njohur edhe një komunitetet tjetër fetar në Shqipëri, komunitetin e protestantëve.

Kreu i protestantëve, Fitor Muca u shpreh se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një nga vlerat më të mëdha të kombit.

“Përcjellim mesazhin më të mirë për afrimin e Shqipërisë me Evropën. Ajo do t’i bashkangjitet BE-së me një komunitet fetar më të gjerë. Përshëndes harmoninë fetare dhe praninë tuaj këtu”, ka deklaruar Muca.

Në ceremoninë e marrëveshjes kanë marrë pjesë drejtues nga të gjitha komunitet fetare në Shqipëri, duke uruar protestantët shqiptarë dhe duke bërë thirrje për një vazhdim të bashkëjetesës të pesë komuniteteve tashmë.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe ambasadorë të pothuajse pjesës më të madhe të trupave diplomatikë të akredituar në Tiranë. Për të qenë zyrtare, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti.

Top Channel