Wikileaks, përfshihet edhe Shqipëria

27/11/2010 18:45

Në dokumentat sekrete të Wikileaks  që parashikohet të publikohen së shpejti përfshihet edhe Shqipëria, më saktësisht prapaskenat e marrëdhenieve diplomatike mes vendit tonë dhe Greqisë.

Lajmi njoftohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke sipas të cilave ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara.

Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdheniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhenieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke.

Top Channel