Ekuadori i ofron strehim Assange

30/11/2010 04:15

Ekuadori i ka ofruar strehim personit më të përfolur të momentit në gjithë botën, Julian Assange.

Ministri i Jashtëm i vendit amerikano-latin është shprehur i gatshëm t’i ofrojë themeluesit të Wikileaks strehim në Ekuador pas asnjë lloj kushti dhe problemi.

“Në jemi të gatshëm t’i ofrojmë atij strehim në Ekuador, pa asnjë kusht dhe pa kurrëfarë problemi”, ka deklaruar ministri Kinto Lukas.

Ministri ekuadorin vlerësoi punën e gazetarit australian, i cili sipas tij hodhi dritë në “skutat” më të errta të informacionit.

Ekuadori futet në grupin e të pakta vendeve që nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.

Oferta e Ekuadorit vjen në një moment kur Assange është personi më i kërkuar nga autoritetet amerikane. Gazetari australian edhe konferencën e fundit për shtyp në Jordani e mbajti me anë të një video-filmimi ku nënvizonte pamundësinë e tij për të dalë në publik për shkak të CIA-s.

Top Channel