Serbia heq vizat për shtetasit shqiptarë

01/12/2010 18:45

Qeveria e Serbisë ka vendosur të heqë regjimin e vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e bën të ditur gazeta zyrtare serbe, sipas të cilës në këtë territor do të kenë mundësi të hynë shtetasit shqiptarë që janë të pajisur me dokumentet e nevojshme të identitetit.

Sipas gazetës, vendimi është marrë më 26 nëntor dhe është firmosur nga numri dy i qeverisë serbe, Ivica Dacic.

Ai pritet të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme. Nga ana e saj, Shqipëria i ka hequr vizat për shtetasit serbë që prej muajit prill.

Top Channel