Kili, përleshje në Ishullin Lindor

04/12/2010 09:20

Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje mes forcave të policisë dhe banorëve të Ishullit Lindor, në Kili.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se policia qëlloi protestuesit me sacme teksa ata u përpoqën të dëbonin disa banorë indigjenë nga një ndërtesë ku ata ishin futur në fillim të vitit.

Banorët e grupit etnik Rapa Nui thonë se ndërtesat u janë marë ilegalisht stërgjyshërve të tyre disa breza më parë.

Ishulli Lindor, i cili u aneksua nga Kili në vitin 1888, është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Forcat e sigurisë e nisën operacionin e tyre në orët e para të mëngjesit.

Top Channel