“U largova për t’i shpëtuar persekutimit”, Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje, tregon edhe bisedën me të atin
Qeveria spanjolle ka shpallur gjëndje gatishmërie pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, që kanë lënë në tokë avionët dhe bllokuar mijëra udhëtarë.
Masa në fjalë do t’u lejojë autoriteteve që të ngrenë ndaj grevistëve akuza kriminale në bazë të kodit penal ushtarak.
Është hera e parë që ky ligj përdoret që kur u krijua pas vdekjes së udhëheqësit ushtarak, gjeneralit Francisco Franco në vitin 1975.
Pothuajse gjysma e kontrollorëve ndodhen në vendet e tyre të punës, por refuzojnë të punojnë për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi orarin e punës.
Në aeroportet e Spanjës ka turma të mëdha udhëtarësh, disa prej të cilëve shpresojnë të largohen me fillimin e pushimeve kombëtare, ndërsa të tjerë të inatosur dhe të frustruar.
Për të zgjidhur situatën është angazhuar ushtria, e cila ka marrë nën kontroll hapësirën ajrore të vendit që prej ditës së djeshme, por që nuk është në gjëndje të menaxhojë trafikun.
Top Channel