Bërthamoret, negociatat në ditën e dytë

07/12/2010 10:20

Irani dhe fuqitë botërore kanë nisur në Gjenevë të Zvicrës ditën e dytë të bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.

Seanca e parë e bisedimeve, e zhvilluar dje, zgjati 10 orë dhe u vlerësua nga diplomatët iranianë si “konstruktive” dhe që përbën një hap përpara.

Edhe burime Perëndimore kanë deklaruar se bisedimet e së hënës u zhvilluan në një atmosferë pozitive.

Ditën e diel Teherani deklaroi se shpërndau sasinë e parë të uraniumit të pasuruar dhe se shkonte në bisedime “i fortë dhe i fuqishëm”.

Por fuqitë perëndimore druhen se Irani mund të përpiqet që të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse thotë se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore

Top Channel