Kapen grabitësit e bankave

13/12/2010 15:35

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër me akuzën e grabitjes me armë të një banke në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë, grabitje e ndodhur në datën 17 shkurt të këtij viti.

Ata gjithashtu jane te dyshuar edhe per kater grabitje te tjera bankash te ndodhura ne gusht te vitit 2008 ne autostraden Tirane-Durres, ne dhjetor te te njejtit vit ne nje banke ne Laprake, ne maj te vitit 2010, te nje banke ne rrugen dytesore Tirane-Durres dhe ne korrik te ketij viti serish ne te njejten rruge. Te gjitha grabitjet kane ndodhur nga gushti vitit 2008 deri ne korrik te vitit 2010.

Rezultatet e operacionit të koduar “Ombrella” u prezantuan nga drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Të arrestuarit, jane Fatjon Sami Deliu, 24 vjeç lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes; Markeljano Izmir Nuro, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa dënuar më parë; Gerald Sefer Gordi, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar; Ervis Dilaver Domi, 22 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar më pare.

Gjithashtu  është shpallur në kërkim policor shtetasi Admir Zyko, i dyshuar si bashkëautor në këtë vjedhje me armë. Ata ishin vene ne ndjekje nga policia prej 9 muajsh. Si prova materiale jane gjetur dy automjetet e perdorura ne grabitje. Faturat te depozitimit te parave ne banka si dhe veshjet e perdorura ne grabitje.

Top Channel