17:40 "Fans Club"
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Sonte shpallet talenti
17/12/2010 16:05

Sonte shpallet talenti
“Albanians Got Talent” ka mbërritur në finale. Mbrëmja e fundit do të nxjerrë edhe talentin shqiptar, fitues të këtij spektakli, që do të fitojë çmimin prej 20.000 eurosh.

Janë nëntë konkurentët e dalë nga tre fazat gjysmëfinale, që do të performojnë me nga një numër të ri. Do të jetë publiku që do t’i gjykojë ata, duke votuar në numrin 5509, ndërkohë që juria do të japë vetëm gjykime profesionale. Votimi do të nisë pasi të kenë mbaruar të gjitha performancat e konkurentëve. Ndërkohë që do të pritet rezultati, spektakli do të vazhdojë me një kolazh me numra të rinj të ish-konkurentëve të fazave gjysmëfinale, për t’i risjellë në vëmendjen e teleshikuesve. Por jo vetëm ata, do të jenë edhe prezantuesit Albana Osmani dhe Benet Kaci, që do të performojnë.

“Unë, Albana dhe balerinët e Top Channel kemi përgatitur një performancë shumë të bukur nga filmi “Moulin Rouge”. Unë do të këndoj dhe Albana do të vallëzojë me trupën e baletit”, shprehet Benet Kaçi.

Me autor Rezart Agën, regji të Ergys Lubonjës dhe skenografi të Fatmir Mingës, mbrëmja finale e “Albanians Got Talent”, sot në 20.45. / Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Sonte shpallet talenti
Hetim akuzave për trafik droge
PS-LSI kërkesë për Komision Parlamentar: Të zbardhet e vërteta
Legalizimet “zbresin” në Korçë
Shqiptarët, në vend të parë për azil
Të krishterët festojnë Pashkët
PD: Rama-Meta po sulmojnë Presidentin
Zv.kryeministri turk në Shqipëri
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Statusi, Akuzat për ushtrinë, Eksplozivi, Reforma territoriale, Turizmi, Irani
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.