“Koreja e Veriut mbetet fuci baruti”

18/12/2010 03:55

I dërguari jozyrtar i Shteteve të Bashkuara në Korenë e Veriut, Bill Richardson paralajmëroi se Gadishulli mbetet ende një “fuçi baruti”.

Richardson i bëri komentet e tij pas takimeve që pati me udhëheqës të lartë të Koresë së Veriut. Mësohet se i dërguari amerikan i kishtë kërkuar udhëheqjes komuniste të Penianit lejimin e manovrave ushtarake të Koresë së Jugut në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga Peniani që ka përforcuar edhe njëherë qendrimin e tij se do të sulmojë sërish nëse rinisin manovrat ushtarake të Seulit pranë ujërave të tij.

Richardson sugjeroi që të dyja vendet të mbajnë një samit të përbashkët e me pjesëmarrjen edhe të vendeve të tjera të rajonit, për të gjetur një mënyrë që do të shmangte njëherë e përgjithëmone konfrontimet.

Top Channel