Kuvend, debat Ruci-Meta

27/12/2010 23:40

Në vijim të debatit për ngritjen e Komisionin Hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit, zv/kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit akuzoi opozitën se po luan një rol bllokues.

Meta akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i cili sipas tij ka mbajtur nën zinxhirë të rinjtë shqiptarë.

“Ke mbajtur nën zinxhirë të rintjë shqiptarë. Nuk më habit fakti që je krenar për kryetarin tënd, ke qenë edhe për kryetarët e tjerë. Ju nevojiten 28 deputetë për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, keni mbi 60”, tha Meta.

Pas fjalës së kreut të LSI-së replikoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci.

“Unë jam krenar për kryetarin tim, po ti që je krenar për kryetarin e një partie tjetër, kundërshtarin tonë të përbashkët për 20 vjet”, tha Ruci.

Pas këtij debati fjalën e mori kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Ai tha se për më shumë se 1 vit e gjysmë opozita shtron një kërkesë të cilën realisht nuk e do.

Top Channel