Angjeli: Taksat e larta rrisin tarifat e celularëve

14/01/2011 08:25

Plani i qeverisë për të rritur taksat për bankat dhe kompanitë celulare, si veprim ndaj tarifave të larta që ata ofrojnë, konsiderohet nga ekspertët e ekonomisë si lëvizje e gabuar.

Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave, tha dje se plani i qeverisë nuk do të sjellë efektin e duhur.

“Vendosja e një tatimi të ri nuk do të sjellë gjë tjetër veçse do të rrisë çmimin dhe në fund të fundit qytetarit do t’i shtohet një shërbim me kosto më të lartë. Ajo që është më e rëndësishme, është se kjo çështje duhet t’i lihet më mirë në kompetencë institucioneve të tregut, enteve rregullatore, Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për shërbimet bankare që të marrin vendimet përkatëse bashkë me Autoritetin e Konkurrencës”, u shpreh Angjeli.

Top Channel