Pak ditë para celjes së sesionit të ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe votimit të raportit të Dick Marty, politikanë, akademikë e studiues nga Shqipëria e Kosova, u mblodhën në Prishtinë për të unifikuar qëndirmin ndaj këtij raporti.

Mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe akademiku Rexhep Qosja.

“Shtëpinë e verdhë unë e kam vizituar. Kam qenë atje dhe e di që shkohet në këmbë dhe jo me makinë, sepse ka vështirësi të mëdha. Në këto kushte është shumë e vështirë që të bëhen ato gjëra që thotë raporti”, ka deklaruar Moisiu.

“Ky është një zëdhënës i Serbisë dhe qeverisë së tashme të Serbisë në Këshillin e Evropës”, është shprehur pas tij Rexhep Qosja.

Ndërsa mjeku Din Abazaj, përfaqësues i Urdhërit të Mjekëve në Kosovë, ka saktësuar se kryerja e transplanteve në kushte të vështira është e pamundur. “Në Shqipëri transplantet kryhen vetëm me ndihmën e mjekëve italianë”, ka theksuar ai.

Top Channel