Jintao përfundon në Cikago vizitën në SHBA

22/01/2011 03:05

Presidenti kinez, Hu Jintao i tha fund vizitës së tij historike në Shtetet e Bashkuara me një udhëtim në shtëpinë e homologut të tij amerikan, Barak Obama, Cikago.

Jintao zhvilloi takime me biznesmenë kinezë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë qytet.

Gjithësesi, analistët ndërkombëtarë shprehen se në samitin SHBA-Kinë, palët kishin mjaft pikëvështrime të kundërta, cka dikton edhe për disa kohë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Top Channel