Kukës, bllokohen nga dëbora të gjitha komunat

24/01/2011 09:15

Bllokohen nga reshjet e dëborës të gjitha komunat e qarkut të Kukësit.

Të bllokuara janë akset nacionale Kukës-Qafë Mali-Bajram Curri, Bajram Curri – Krumë – Shistavec dhe Kukës – Peshkopi.

Në segmentin Morinë – Kukës, lëvizet me vështirësi për shkak të shtresës së akullit.

I hapur është vetëm aksi Kalimash-Morinë.

Prej 48 orësh vijojnë reshjet e dëborës, ndërkohë që në qytet trashësia ka shkuar në 70 centimetra.

Top Channel