Maskat vjedhin kambistin

24/01/2011 11:25

Dy persona të maskuar janë futur në banesën e një shtetasi në qytetin e Fierit, duke goditur disa herë me thikë kryefamiljarin S.T. Ata kanë mundur të marrin nga banesa një shumë të konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Apollonia”.

Sipas burimeve policore, autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet se kanë realizuar vjedhjen nga taraca e pallatit ku banon i dëmtuari, me profesion kambist, të cilët me anë të një litari janë futur në banesë dhe kanë prej aty shumën prej rreth 3 milionë lekësh.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet pranë spitalit rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e shërbimeve të policisë vazhdon puna intesivisht për identifikimin, kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel