Gjykata dënon prokurorin e Kavajës

25/01/2011 11:55

Gjykata e Tiranës ka shpallur sot fajtor prokurorin e Kavajës, Musa Mulkurti dhe avokatin Pjetër Ndreca nën akuzën e korrupsionit.

Kështu, prokurori është dënuar me tre vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij me 6 muaj.

Dënimi nën akuzën e korrupsionit u bë pas provave të paraqitura nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Top Channel