Mblidhet opozita e bashkuar

25/01/2011 20:55

Pasditen e sotme është mbledhur tryeza e partive të opozitës së bashkuar ku është diskutuar për situatën në vend.

Takimi i kreut të PS-së, Edi Rama me aleatët zgjati më shumë se një orë.

Tryeza është thirrur menjëherë pas takimit të kreut të PS-së me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.

Gjithçka është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në fund të tij nuk pati deklarata për mediat.

Top Channel