Arvizu: Rotacioni politik, me zgjedhje

05/02/2011 11:10

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, duke komentuar situatën politike në vend, ka deklaruar se ajo mund të zgjidhet vetëm permes dialogut dhe jo dhunës.

“Qeveritë nuk ndryshohen me protesta në rrugë, por përmes procesit elektoral. Sistemi politik i Shqipërisë duhet të funksionojë si një vend anëtar i NATO-s”, ka pohuar Arvizu.

Duke folur në një intervistë për VOA, diplomati amerikan ka nënvizuar se treguesi kryesor për një vend anëtar të NATO-s është roli i institucioneve të pavarura.

Në këtë drejtim, ambasadori Arvizu ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për prokurorinë shqiptare.

Top Channel