22:45 Top Show
00:15 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Prokuroria liron krerët e gardës
09/02/2011 15:45

Prokuroria liron krerët e gardës
Në mesnatë policia ka ekzekutuar një tjetër urdhër-ndalimi për zyrtarët e gardës, i cili ishte në detyrën e komandantit të njësisë speciale, si dhe epror i gardistit tjetër, tashmë në pranga, Agim Llupo.

Alfred Ahmetcenaj dyshohet se ka qenë urdhëruesi i Llupos, i cili është vënë nën akuzë për tejkalim kompetencash me pasojë vrasjen.

Ahmetcenaj ishte paraqitur mbrëmë natën në prokurori për t’u marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me ngjarjen e 21 janarit dhe pas dëshmisë është ndaluar nga policia.

Tashmë, si Ahmetcenaj ashtu edhe Llupo duhet të presin vendimin e gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Sipas një njoftimi zyrtar të prokurorisë, gjashtë zyrtarë të gardës janë dorëzuar dhe janë marrë në pyetje për disa orë, përgjatë gjithë natës së të martës.

Në përfundim të seancës hetimore, prokurorët kanë vendosur lirimin e komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe drejtuesve Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollciaku.

Ndërsa për Ahmetcenajn u vendos dërgimi në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, së bashku me Agim Llupon, i cili u ndalua mesnatën e së hënës.

Për disa ditë me radhë prokuroria kërkoi ndalimin e zyrtarëve të gardës për të mundësuar marrjen e tyre në pyetje për llogari të hetimeve. / Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Prokuroria liron krerët e gardës Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Kallëzimi i ILKPD: Mbi 1.8 milionë euro te padeklaruara
Llalla: Pajisjet e përgjimit i kemi me qira
Thellohet hendeku Qeveri-President
Athina dorëzon zemrën e Karelit
Ambasadorët mbështesin reformën
Kriza e kreditimit të biznesit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Reforma territoriale, Vrasja ne burg, SHISH, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë, Vendet e AMA-s
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.