Bashkëshortja e Mel Gibson duket se është shumë e durueshme.

Martesa e saj me aktorin përfundoi në vitin 2009, ose të paktën ky është viti në të cilin Robyn regjistroi zyrtarisht letrat e divorcit.

Tashmë, në vitin 2011, Mel Gibson ende nuk ka përfunduar me dokumentet dhe divorci përfundimtar nuk ka ardhur akoma.

Një burim thotë se Mel “është shumë i zënë” për tu marrë me këto gjëra.

Fakti është se proceset me të cilat përballet aktori sa vijnë e shtohen: ish e dashura e tij, Oksana Grigorieva vazhdon me akuzat e saj për dhunë të ushtruar nga ana e tij.

Top Channel