Kuvendi hapi dyert për qytetarët

14/03/2011 17:45

Në ditën e Verës, sipas një tradite disavjecare, Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për qytetarët e Tiranës, të cilët kishin dalë për të festuar gjatë paradites.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e qytetarëve ishte ekspozita e hapur me 12 projektet e kompleksit të ri parlamentar, nga të cilat do të përzgjidhet projekti final për ndërtimin e Parlamentit të ri, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli i ftoi qytetarët të votojnë në formë elektronike për projektin që ata vlerësojnë si më të mirin, pasi të kenë parë videon e cdo projekti në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Top Channel