Policia largon “minatorët”

17/03/2011 14:45

Policia e Bulqizës ka ndërhyrë për të larguar banorët që mblidhin mineral kromi në shtratin e rrugës së re të Arbrit dhe pengonin punimet.

Dhjetra banorë të Bulqizës, kryesisht të moshuar, mbushnin çdo ditë pirgjet me gurë që silleshin për ndërtimin e shtratit të rrugës së re për të gjetur mineral kromi.

Për shkak të dyndjes së tyre firmat ndërprisnin punën për të evituar aksidentet në rrugë.

Pak javë më parë një grua humbi këmbën e goditur nga një mjet që punonte për shtrimin e rrugës së re.

Policia ka bërë thirrje me një shkresë zyrtare që kompania e cila po ndërton rrugën e Arbrit të pajiset me roje të sigurisë fizike për moslejimin e banorëve të punojnë aty pasi kryesisht pjesa më e madhe janë fëmije dhe mosha të vjetra.

Policia ka bllokuar dhe disa mjete bashkë me pronarët e tyre të cilët u blejnë kromin fëmijëve dhe banorëve të tjerë.

Top Channel