Sulmi mbi Libi, Obama sqaron Kongresin

22/03/2011 02:35

Presidenti Obama informoi nëpërmjet një letre Kongresin Amerikan mbi arsyet e vendimit të shpejtë për ndërhyrjen ushtarake në Libi.

Në letër, Obama sqaron kongresmenët amerikanë se ndërhyrja, bashkë me forcat aleate u ndërmor për të ndalur humbjet e jetëve të civilëve në Libi.

Ai informon gjithashtu Kongresin se po punohet për një tranzicion të shpejtë dhe efikas të roli udhëheqës të SHBA-së në këto sulme, drejt forcave të tjera të koalicionit ose drejt organizatave ndërkombëtare.

Top Channel