Firmat kundër regjistrimit

25/03/2011 13:05

Aleanca Kuq e Zi, në kuadrin e udhëtimit nëpër qytetet e Shqipërisë për mbledhjen e firmave në peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare, është ndalur në Qytetin e Peshkopisë.

Banorët e qytetit janë ftuar të nënshkruajnë peticionin që pritet t’i paraqitet parlamentit me kërkesën për ndryshimin e ligjit për gjendjen civile.

Numri banorëve që kanë treguar interes për këtë peticion është shumë i madh.

Top Channel