Zgjedhjet, përgatitet policia

06/04/2011 16:00

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit u shpreh se uniformat blu duhet të përmbushin qëllimin për zgjedhje të lira.

“Detyrat do të kryhen përmes policimit të efektshëm dhe etik në përmbushjen e qëllimit për zgjedhje të lira dhe të drejta, për të gjithë qytetarët tanë. 5700 punonjës policie në shkallë vendi kanë përfunduar trajnimin për detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor”, deklaroi Burgaj.

Ndërsa për zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, policia ka bazën ligjore në të cilën duhet të punojë gjatë procesit zgjedhor.

“Dua të theksoj që baza ligjore me të cilën Policia e Shtetit operon është mjaft e qartë dhe unë jam i sigurtë që Policia e Shtetit nuk do të shmangë asnjë moment, asnjë milimetër të asaj c’ka ligji përcakton”, tha Peka.

Sipas Burgajt, policia do të zbatojë ligjin, vecanërisht dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të udhëzimit të KQZ-së.

Top Channel