Amanda Seyfried, frikë nga meshkujt

07/04/2011 12:55

Amanda Seyfried ka treguar se ka marrë një edukim shumë strikt nga familja dhe për këtë arsye gjithmonë është ndjerë nervoze ndaj meshkujve.

“Jam rritur në një fshat që ishte shumë i mbyllur dhe të flisje për seksin ishte tabu. Gjatë adoleshencës, ideja e marrëdhënies me një mashkull më ngjallte frikë. Për mua dhe shoqet e mia ishte e ndaluar puthja me djemtë”, thotë aktorja 25-vjeçare.

Seyfried bën të qartë se tashmë i ka kaluar të gjitha dyshimet e adoleshencës dhe një pjesë të meritës e ka pasur edhe interpretimi në filmin Chloe.

Në këtë film, Amanda luan rolin e një femre joshëse që përpiqet të shkatërrojë një martesë.

 

Top Channel