Portman dhe kohët e marjuanës

07/04/2011 16:45

Aktorja më e suksesshme e momentit, Natalie Portman, deklaroi se ka arritur deri në këtë pikë të jetës së saj pasi ka hequr dorë nga disa “vese të këqija”.

Fituese e çmimit “Oscar” me rolin e saj si protagoniste në “Black Swan”, 29-vjeçarja pranoi se ka shijuar gjithçka që mund të ofronte edhe jashtë orëve të mësimit, jeta e saj në Universitetin e Harvardit.

”Në kohën e Universitetit merrja marjuanë, por janë bërë vite që tashmë nuk kam provuar më”, deklaroi Portman, në një intervistë për “Entertainment Weekly”.

”Jam shumë e madhe për të bërë këtë tani. Do të doja të vazhdoja të ndihesha në formë dhe e re, por më duket vetja më shumë si një grua në moshë. Shkoj të fle që në orën dhjetë, nuk mund të qëndroj shumë më gjatë tashmë”.

Top Channel