Guardiola: Kampionati përpara Champions

08/04/2011 21:10

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, deklaroi sot se nëse do t’i duhet të zgjidhte vetëm një titull midis kampionatit dhe Champions, do të preferonte kampionatin.

”Kampionati është kompeticioni më i rëndësishëm i vitit. Është e qartë që Champions ka më shumë jehonë, por unë preferoj kampionatin dhe personalisht, rivaliteti në “La Liga” më pëlqen më shumë”, deklaroi Guardiola në shtypin spanjoll.

Pa dyshim, titulli në kampionat është shumë më i lehtë se sa ai në Champions apo Kupën e Mbretit, ku katalanasit do të përballen në finalen me Realin. Me tetë pikë diferencë ndaj madrilenëve, tetë javë nga fundi, titulli në Spanjë konsiderohet vetëm një formalitet që duhet kryer për ekipin e Guardiolës.

Top Channel